Arsenali ka shtruar një ofertë të përmirësuar për sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang pas raundit të dytë të bisedimeve me Borussia Dortmundin.
“Topçinjtë” kanë dërguar një delegacion të zyrtarëve në Dortmund për të nisur negociatat të dielën ku pjesë e tyre ishte edhe drejtori ekzekutiv Ivan Gazidis, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali besohej se kishte shtruar një ofertë prej 44 milionë funta, e cila ishte refuzuar, por gazeta gjermane ‘Bild’ tani ka zbuluar se klubi nga Londra Veriore ka rritur ofertën e tyre në 51 milionë funta.
Megjithatë, oferta është ende shumë më e vogël nga shuma prej 61.5 milionë funta që Dortmundi beson që Aubameyang vlen, ndërkohë që ata gjithashtu janë duke kërkuar në këtë marrëveshje që të përfshihet Olivier Giroud.
Francezi është përdorur rrallë nga klubi këtë sezon dhe nuk do të zgjidhet për të marrë urdhra në Emirates në rast se Aubameyang finalizon transferimin./arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...