Arsenali është duke planifikuar të shtrojë një ofertë për portierin e Legia Warsaw, Radoslaw Majecki.
‘London Evening Standard’ raporton se “Topçinjtë” janë duke ndjekur 19-vjeçarin e shumëvlerësuar për muaj dhe besohet se kanë menduar të dërgojnë më shumë se një pjesëtarë të stafit për të shikuar Majeckin qysh pas depërtimit të tij te skuadra e parë e Legias këtë vit, transmeton portali arbresh.info.
Besohet se njëri nga trajnerët e portierëve të Arsenali ka marrë pjesë në ndeshjen e Polonisë U20 për të parë nëse Majecki i përshtatet Premierë Ligës.
Aktualisht konsiderohet jo i përshtatshëm për skuadrën e parë, por në rast se arrihet ndonjë marrëveshje muajin e ardhshëm, ai do të rikthehet si një i huazuar te Legia menjëherë deri gjatë verës.
Ka mundësi që departamenti i portierëve të pësojë ndryshe të mëdha në fund të sezonit për shkak se mbetet ende e paqartë nëse Petr Cechit do t’i ofrohet rinovimi i kontratë aktuale që skadon në maj./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...