Arsenali raportohet se është duke menduar transferimin e talentit të ri të Barcelonës, Pablo Moreno.
“Topçinjtë” humbën Marcus McGuanen te gjiganti spanjoll gjatë merkatos së muajit janar, pasi adoleshenti anglez u largua nga Emirates për t’iu bashkuar skuadrës B të Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Mundo Deportivo’, Arsenali dëshiron të reagoj duke transferuar 15-vjeçarin Moreno, të cilit do t’i përfundoj kontrata e tij me Barcelonën në fund të sezonit aktual.

Moreno ka shënuar gjashtë gola këtë sezon te skuadra e të rinjve e Barcelonës derisa thuhet se edhe klubet e tjera të mëdha si Manchester United dhe Manchester City janë gjithashtu duke vëzhguar zhvillimin e sulmuesit qendror.
Moreno do të ulet së shpejti me zyrtarët e Barcelonës për të diskutuar situatën e tij në Kataloni./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...
Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës