Mbrojtësi i Interit, Jeison Murillo është shënjestër e Arsenalit.
Futbollisti nga Kolumbia ka shkëlqyer në San Siro qysh pasi iu bashkua gjigantit italian dy vite më parë, transmeton portali arbresh.info. Paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane që janë duke kërkuar tani transferimin e tij.
Besohet tani që Murillo nuk është i kënaqur me nivelin e tij të suksesit në Inter dhe dëshiron të largohet nga klubi.
Arsene Wenger dëshiron me çdo kusht të sjell atë në ‘Emirates’ si pjesë e grupit të lojtarëve të rinj që mund t’i ndihmojnë “Topçinjve” për rindërtim të skuadrës.
Wenger së fundmi i është adaptuar formacionin me vetëm tre mbrojtës, gjë që i dhuruar sukses, dhe nëse francezin dëshiron të mbajë atë formacion për kohë të gjatë, ai sigurisht se ka nevojë për më shumë kualitet.
Wenger e sheh Murillon si një lojtar perfekt që mund të jetë partner i Shkodran Mustafit dhe Laurent Koscielnyt.
Murillo, i cili u transferua nga Granada në vitin 2015, nënshkroi marrëveshje me Interin që e mban atë në klub deri në verën e vitit 2020./arbresh.info
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...