Sipas raporteve nga mediat gjermane, Arsenali është duke kërkuar transferimin e mbrojtësit të Schalkes, Sead Kolasinac.
“Topçinjtë” mund të kërkojnë transferimin e një mbrojtësi të krahut të majtë gjatë verës për shkak të rënies së formës që ka pësuar Nacho Monreal dhe të ardhmes së pa qartë të Kieran Gibbs, transmeton portali arbresh.info.
Në muajin nëntor, Kolasinac ka thënë se do të mendonte edhe për familjen e tij në rast se vendos të transferohet në Angli.
“Shumë thonë se stili im i lojës do të përshtatej mirë në Angli”, kishte thënë Kolasinac. “Por në rast se transferohem jashtë, nuk ndryshon vetëm klubi, ju largoheni nga ambienti juaj dhe duhet të ndërtoni diçka të re”
“Është një hap i vështirë që duhet mendohet mirë. Për të marrë vendime, unë duhet gjithashtu të flas me familjen time”, shtoi ai./arbresh.info
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...