Arsenali nuk po kursen në transferime këtë verë. Pasi siguruan nënshkrimin e Eberechi Eze, Arsenali ka arritur një marrëveshje për të siguruar shërbimet e Piero Hincapie.
Arsenali dhe Bayer Leverkusen kanë arritur një marrëveshje për lojtarin, dhe ekuadoriani do të vijë në formë huazimi për një sezon nga gjermanët me një mundësi për ta blerë kontratën.
Paketa e transferimit vlen 52 milionë euro, me 10 për qind të shitjes së ardhshme, dhe Hincapie duhet të mbërrijë në Londër gjatë fundjavës për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor.
Hincapie është një mbrojtës i Leverkusenit që luan me këmbë të majtë, i cili fitoi tre trofe me klubin gjerman sezonin e kaluar. Ai luajti 166 ndeshje për gjermanët në të cilat shënoi shtatë gola dhe dha pesë asistime.
Ai është një anëtar standard i ekipit kombëtar të Ekuadorit, për të cilin luajti 46 ndeshje dhe shënoi tre gola. Transfermarkt e vlerëson atë në 50 milionë euro. /Telegrafi/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...