Dani Ceballos do të rikthehet në fund të sezonit në Real Madrid pas huazimit te Arsenali.
Mesfushori spanjoll u huazua nga gjigantët spanjollë tek Arsenali për një vit, ku Topçinjtë paguan rreth 20 milionë euro për huazimin e tij.
Por megjithatë Arsenali nuk e ka të drejtën e blerjes së lojtarit dhe kësisoj ai do të rikthehet në Santiago Bernabeu.
Daily Mail ka raportuar se edhe trajneri Mikel Arteta nuk e sheh si pjesë të skuadrës dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që mos të negociojnë blerjen e tij.
23-vjeçari nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez, pasi ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në Ligën Premier.

Real Madrid e vlerëson rreth 50 milionë yllin e tyre dhe kjo është arsyeja që Topçinjtë hezitojnë ta transferojnë atë.
Gjithsesi e ardhmja e tij nuk duket as në Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk e pëlqen dhe Ceballos duhet të shikojë për një tjetër skuadër. /Telegrafi/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...