Arsenali është në bisedime me mbrojtësin Sokratis Papastathopoulos që kërkon largimin nga Borussia Dortmundi.
Reprezentuesi grek ka refuzuar përpjekjet nga Borussia Dortmundi për të hapur bisedimet për kontratë të re që nga Viti i Ri, transmeton portali arbresh.info.
‘Bild’ thotë se agjenti i Sokratis, Konstantinos Farras, tani është në kontakt me “Topçinjtë” rreth një transferimi gjatë verës në Londër.
Ish bashkëlojtarët e mbrojtësit të BVB-së, Pierre Emerick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan i janë bashkuar “Topçinjve” në merkaton e muajit janar.
Në Arsenal aktualisht është në detyrë edhe ish drejtori sportiv i BVB-së, Sven Mislintat, i cili iu bashkua klubit londinez në fillim të këtij sezoni./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër