Skuadra e Arsenalit ka bërë gabimin e radhës në Premierligën angleze.
Pas hubmbjes nga Evertoni javën e kaluar, ”Topçinjët” u ndalen me barazim nga Brentfordi në ”Emirates Stadium”, me rezultat 1-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, ndërsa Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 66-të, me golin mesfushorit belg Leandro Trossard.
Gëzimi i tyre zgjati vetëm tetë minuta, pasi Ivan Toney shfrytëzoi një tollovi në mbrojtjen e ”Topçinjëve”, duke barazuar shifrat në 1-1.
Përkundër barazimit, Arsenali vazhdon të kryesojë tabelën e Premierligës me 51 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City.
Në anën tjetër, skuadra e Brentfordit mbetet në pozitën e tetë me 34 pikë.
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...