Klubi nga kampionati amerikan MLS, D.C. United e do mesfushorin ofanziv
E ardhmja e Mesut Ozilit në Arsenal mbetet në dyshim, shkruan Gazeta Express.
Mediat britanike shkruajnë se mesfushori turk me pasaportë gjermane mund ta vazhdojë karrierën në ligën amerikane – MLS, ku e kërkon ekipi D.C. United.
“Express” raport se përfaqësuesit e futbollistit do të takohen së shpejti me drejtuesit e klubit amerikan për ta diskutuar lëvizjen potenciale të Ozilit në Amerikë.
Problem mund të jetë rroga e futbollistit, pasi klubi amerikan nuk mund t’ia ofrojë atij më shumë se gjysmën e pagës mujore që e merr në Londër.
Kjo nënkupton se Arsenali duhet ta paguajë pjesën tjetër të rrogës nëse dëshiron që ta shesë Ozilin.
Ish-përfaqësuesi gjerman nuk ka lënë gjurmë të mëdha në “Emirates Stadium”, ku ishte transferuar nga Real Madridi.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...