Arsenali është duke luftuar në këtë edicion që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshme.
The Gunners kanë ndërtuar një skuadër me lojtarë të rinj, madje edhe trajnerin e kanë të ri dhe jo me shumë përvojë, Mikel Artetan.
Por, mosha e re nuk po i ndalon ata që të shfaqin një futboll të bukur dhe rezultatet nuk kanë munguar në kohët e fundit.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, Arsenali u ka bërë me dije lojtarëve se do të kenë premija të majme, nëse arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Deri në 500 mijë euro mund të shkojë premija për një lojtar, andaj padyshim se ky do të jetë motiv shtesë për ta.
Aktualisht, Arsenali gjendet në vendin e katërt me 48 pikë, një më shumë se Manchester United, por që kanë tre takime më pak të zhvilluara se Djajtë e Kuq. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...