Arsenali ka lansuar fanellën e tyre të re për ndeshjet si mysafirë të sezonit 2018/19.
“Topçinjtë” lansuan fanellën e tyre për ndeshjet në shtëpi – e para për klubin e publikuar në epokën e Unai Emery, gjatë muajit maj dhe tani ata kanë lëshuar fanellën e re për ndeshjet si mysafirë, transmeton portali arbresh.info.
Ashtu siç mund të shikoni më poshtë, sulmuesi Pierre Emerick Aubamayang ishte model gjatë prezantimit të tyre.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hector Bellerin është shfrytëzuar gjithashtu nga klubi për prezantimin e dizajnit të ri “autentik” nga kompania Puma.
Versioni standard i fanellave i krijuar për rikthimin e tifozëve kushton 55 funta, ndërsa versioni me mëngë të gjata është në dispozicion për 60 funta./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/1004634066476519426
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...