Arsenali është duke luftuar për pozitën e katërt këtë edicion në Ligën Premier, pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Por pritet të jetë një verë shumë aktive për londinezët që synojnë ta përforcojnë edhe më shumë ekipin.
Objektivi kryesor i londinezëve është sulmuesi brazilian i Man Cityt, Gabriel Jesus.
Drejtuesit e klubit janë gati t’i shpenzojnë 80 milionë euro për afrimin e tre futbollistëve të rinj.
Për ta marrë sulmuesin e Cityt, do të duhet të shpenzohen 50 milionë euro.
Ndërkohë lojtari i dytë që pritet të zbarkojë në Londër është mbrojtësi i majtë skocez, Aaron Hickey që ka shkëlqyer me Bolognën. Për 19-vjeçarin pritet të shpenzohen 25 milionë euro.
Ndërkohë afrimi i tretë është ai i sulmuesit anësorë brazilian Marquinhos nga Sau Paolo për pesë milionë euro.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...