Në ndeshjen e gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, Arsenali ka shënuar fitore bindëse 3-1 ndaj Interit në “Giuseppe Meazza”.
Skuadra londineze kaloi në epërsi herët, kur Gabriel realizoi golin e parë në minutën e 10-të, pas një devijimi që mposhti portierin Sommer.
Interi reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 18-të me Petar Suçiç, i cili goditi saktë nga jashtë zonës.
Megjithatë, Arsenali riktheu avantazhin në minutën e 31-të, kur Gabriel Jesus u tregua më i shpejtë se mbrojtja dhe shënoi me kokë për 2-1.
Në pjesën e dytë, loja ishte e baraspeshuar, momenti vendimtar ishte minuta e 84-t, kur Viktor Gyökeres realizoi një gol spektakolar nga distanca, për ta vulosur fitoren e “Topçinjve”.
Arsenali pas shtatë ndeshjeve vazhdon bilanc qind për qind me 21 pikë, kurse Interi ka rënë në pozitën e nëntë me 12 sosh.
Ndeshjen e fundit, Arsenali në shtëpi ndaj Kairat Almatyt derisa Interi udhëton tek Dortmundi./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër