Arsenali i ka thënë Aaron Ramseyy që të nënshkruajë kontratën e re me klubin ose të largohet.
Sipas mediumit The Indepedente, Ramseyt i është ofruar një kontratë e re pesëvjeçare nga Arsenali.
Trajneri i ri i skuadrës Unai Emery është i etur të mbajë Ramsey në klub dhe ndoshta të emërojë atë kapiteni në vazhdim pas pensionimit të Per Mertesacker.

Por, me vetëm 12 muaj të mbetur në kontratën e tij të tanishme, ylli uellsian do të shitet nëse nuk pajtohet me një zgjatje të kontratës.
Arsenali është i përgatitur t’ia ofrojë Ramseyt një rritje të konsiderueshme të pagës së tij prej 110 mijë funtesh në javë.
Por, 27-vjeçari mund të marrë parasysh mundësitë e tij për tu transferuar diku tjetër përpara nënshkrimit të kontratës së re.
Kjo ka të ngjarë të jetë kontrata e fundit e Ramseyt dhe dëshiron të jetë i sigurt se do të luajë një rol të madh nën urdhrat e Emeryt.
Për lojtarin interesim ka shprehur Chelsea në Ligën Premier dhe Juventusi në Serie A. /Telegrafi/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...