Arsenali duket se e ka humbur durimin me anësorin Nicolas Pepe, të cilin është i gatshëm ta shesë në janar.
Klubi nga Londra veriore ka vendosur ta nxjerrë në shitje Nicolas Pepen, sipas Daily Star, transmeton Gazeta Express.
Drejtuesit e Arsenalit besojnë se paguan shumë për përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë dhe ai nuk e ka arsyetuar çmimin deri më tani.
Pepe nuk ia ka dalë të lërë gjurmë në Premierligë e aq më pak ta bindë trajnerin Mikel Arteta për një vendi titullari, pavarësisht bujës dhe çmimit të lartë që Arsenali e pagoi për të.
Ai nuk do të shitet për një çmim të lirë, megjithatë. Por Arsenali është i gatshëm ta huazojë atë në cilindo klub që pranon detyrimin për blerjen e tij. /Gazeta Express/
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein