Arsenali e ka nisur vitin me fitore në Ligën Premier, ku ka mposhtur Brentfordit me rezultatin 3-1 në kuadër të xhiros së 19-të.
Kjo është fitorja e tretë me radhë për skuadrën e Mikel Artetas, pas atyre me ndaj Crystal Palace dhe Ipswichit në dhjetor.
Sfida u vendos në minutat e parë të pjesës së dytë kur londinezët i shënuan dy gola.
Pjesa e parë ishte e barabart, ku Bryan Mbeumo kaloi në epërsi 1-0 Brentfordin në minutën e 13-të.
Gabriel Jesus i Arsenalit realizoi për 1-1 në minutën e 29-të, rezultat që mbylli pjesën e parë.
Mikel Merino realizoi për 2-1 në të mirë të Arsenalit në minutën e 50-të, duke i dhënë Arsenalit për herë të parë epërisnë.
Pas tre minutash, Gabriel Martinelli shënoi gol për 3-1, duke e sigruar fitoren Topçinjëve.
Me fitore Arsenali doli në pozitën e dytë me 39 pikë nga 19 ndeshje, ndërsa Nottinghami ra në vendin e tretë me 37 pikë.
Lider është Liverpooli me 45 pikë nga 18 ndeshje. /Telegrafi/
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror
KE mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës ...
100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...