Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se po e bën Eden Hazard të disponueshem për huazim në sezonin e ardhshëm.
Hazard ka luftuar për të përballuar tarifën prej 135 milionë funtesh që Chelsea mori për të që nga transferimi i tij në vitin 2019.
Belgu ka luftuar me lëndimet e shumta dhe formën, duke humbur gjithsej 68 ndeshje në dy sezonet e gjysmë që ka qenë në Santiago Bernabeu.
Reali është ende duke paguar 240 mijë funte në javë për pagat e belgu, pavarësisht mungesës së kohës së tij të lojës.
Sipas gazetës AS, kjo situata ka bërë që Real Madridi të kërkojë ta huazojë atë për të lehtësuar ngarkesën e tij financiare në klub.
Newcastle United dhe Arsenal janë ndër klubet që monitorojnë situatën e Hazardit dhe tashmë janë alarmuar nga kjo mundësi huazimi.
Një rikthim në Chelsea u diskutua gjithashtu përpara se klubi t’i ‘kapej’ Roman Abramovichit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...