Arsenali ka arritur marrëveshje me Bordeaux, për të transferuar yllin brazilian Malcom dhe do të zyrtarizohet sonte.
Topxhinjtë kanë pranuar tashmë largimin e Alexis Sanchez në këtë afat, pasi që edhe Arsene Wenger e pranoi se e ardhmja e kilianit do të zgjidhet brenda 48 orëve.

Trajneri francez deklaroi se bëhet një zëvendësim i Sanchezit, dhe tashmë Goal Brazil, raporton se Arsenali ka arritur marrëveshje me Bordeaux për Malcom, transmeton arbresh.info.
Arsenali ka zhvilluar bisedimet me gjigantin francez javën e kaluar në një takim të mbajtur në Londër, takim në të cilin është finalizuar marrëveshja.
Kanë mbetur edhe disa detaje për t’u përfunduar dhe se Malcom sonte do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Arsenalit.
Raportohet se Arsenali do të pagujë 50 milionë euro, duke mposhtur kështu rivalin, Manchester United, në garën për të nënshkruar me yllin e radhës brazilian.
https://www.instagram.com/p/Bd7UnylA8TR/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy
Agjenti i tij, Fernando Garcia, ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram, me Malcom, pasi që ishte kthyer nga Londra dhe përcjellur me mbishkrimin: Troyes.
Malcom po ashtu ka postuar një foto në Instagram, duke zbuluar se ai është në Paris, për të kompletuar vizën e tij dhe rrugën e tij më të shpejt për në Londër për ta mbyllur marrëveshjen. /arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...