Arsenal është në fazat përfundimtare të marrëveshjes për të nënshkruar me mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.
Klubi londinez ka pranuar të përmbushë klauzolën e lirimit prej £51 milionë që mesfushori ka në kontratën e tij me skuadrën baske.
Sipas SkySport, “Topçinjtë” tashmë po punojnë për finalizimin e dokumentacionit dhe detajeve të fundit, ndërsa Zubimendi shihet si një përforcim kyç për mesfushën e Mikel Artetës në sezonin e ri.
Ai pritet t’i kryej testet mjekësore gjatë ditës së nesërme dhe do të jetë transferimi i parë i Arsenalit këtë verë.
? BREAKING from @Oliveira32Pablo:
Martin Zubimendi is set to complete his Arsenal medical TOMORROW before officially becoming the club’s FIRST SUMMER SIGNING. ?? ✅ pic.twitter.com/gDFADZM9tA
— Le African Gooner (@leafricangooner) May 28, 2025
Zubimendi ka luajtur 48 ndeshje këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe tri asistime me Real Sociedadin.
Gjithashtu, mesfushori 26-vjeçar, është paraqitur në 15 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, ku ka shënuar një gol dhe ka fituar Kampionatin Evropian.
Spanjolli është lojtar nga akademia e Real Sociedadit kurse është pjesë aktive e klubit të parë nga sezoni 2019/20.
Kontrata e tij me Real Sociedadin e mbante të lidhur deri në 30 qershor 2027./Arbresh.info
BREAKING: Arsenal finalising deal to sign Real Sociedad midfielder Martin Zubimendi after meeting conditions of £51m release clause in contract ?? pic.twitter.com/H05nEiaeNj
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 28, 2025
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq