Arsenali dhe West Bromiwich Albion kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit anglez, Ligës Premier.
Topçinjtë janë nikoqirë të WBA-së në takimin e vetëm të mbetur të javës së gjashtë të Ligës Premier.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger po përjeton një formë të luhatshme këtë fillim sezon dhe dëshiron të fitojë ndaj WBA-së për të rritur besimin te ekipi.
Në anën tjetër mysafirët janë diçka më mirë duke pësuar vetëm një humbje nga pesë ndeshjet e para, dhe me një barazim do ishin të kënaqur.
Wenger ka në dispozicion të gjithë skuadrën dhe ka startuar me formacion më të mirë të mundshëm, ku dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do luajnë nga minuta e parë.
Takimi zhvillohet në Emirates Stadium dhe fillon nga ora 21:00.
Arsenal: Cech; Mustafi, Koscielny, Monreal; Bellerin, Elneny, Xhaka, Kolasinac; Ramsey, Sanchez; Lacazette.WBA: Foster; Dawson, Hegazy, Evans, Nyom; Krychowiak, Barry, Gibbs; Livermore, Rodriguez; Robson-Kanu.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...