Arsenal ka shtuar interesimin për mesfushorin e Real Betis-it, Nabil Fekir pasi janë në kërkim të zëvendësuesit së Dani Ceballos.
Ceballos iu bashkua “Topçinjve” në formë huazimi nga Real Madrid dhe ka bërë 24 paraqitje, por huazimi i skadon në fund të muajit.
Arsenal dëshiron ta mbajë, mirëpo preferenca e spanjollit është që të rikthehet në “Santiago Bernabeu” dhe të punojë nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Sipas The Star, Arsenal është duke kërkuar zëvendësuesin dhe e ka identifikuar Fekir si lojtari ideal.
Fekir ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar shtatë gola dhe dhënë gjashtë asistime, kurse Arsenal sezonin e kaluar kishte shansin ta transferonte, por vendosen ta huazojnë Ceballos./arbresh.info.
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...