Fulham ka arritur ta ndal Arsenalin me barazim 1-1 në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit anglez.
Pas vetëm 11 minuta ishte, Raul Jimenez i cili realizoi golin e epërsisë për Fulhamin, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes. Kurse vetëm pas shtatë minuta në etapën e dytë, Saliba barazoi rezultatin.
Pas këtij goli, “Topçinjtë” u hodhën me të gjitha forcat në sulm për të gjetur golin e avantazhit.
Një minutë para fundit, Saka realizoi gol, mirëpo u anulua për pozicion jashtë lojë.
Deri në fund asnjëra nga skuadrat nuk arritën të shënonin një gol tjetër dhe kështu sfida përfundoi baras.
Falë kësaj pike, Fulhami grumbullon 23 pikë deri më tani dhe ndodhet në pozitën e 10-të, kurse Arsenali përkohësisht është i dyti me 29 sosh./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...