Arsenali shpreson ta mbrojë titullin e Kupës FA pas sigurimit të finales së kësaj gare. Topçinjtë fituan me rezultat 2-1 përballë Readingut dhe janë një fitore larg që ta mbyllin sezonin së paku me një trofe.
Ozil pranoi një top në pjesëfushën e kundërshtarit dhe dhuroi një asistim për Alexis Sanchez, i cili u tregua i saktë (40’).
Mirëpo, me të filluar gjysma e dytë, rezultati u barazua. Garath McCleary realizoi falë asistimit të Pogrebnyak (54’).
Pas 90 minutave, rezultati ishte i barabartë (1-1), ashtu që ndeshja shkoi në vazhdime.
Në fund të pjesës së parë të vazhdimeve (105’+1), Alexis Sanchez shënoi golin e dytë personal dhe të fitores për ekipin nga Emirates.
Në finalen e 30 majit në Wembley, Arsenali do të presë fituesin e duelit ndërmjet Aston Villas dhe Liverpoolit.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit