Arsenal është i interesuar për shërbimet e sulmuesit së Newcastle United, Allan Saint-Maximin.
Talenti 23-vjeçar ka impresionuar te klubi anglez dhe ka mundësinë që t’iu bashkohet ndonjë skuadre të madhe, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Le10Sport, Arsenal dhe Napoli janë dy skuadrat më të interesuara dhe synojnë ta transferojnë gjatë verës.
Thuhet se asnjëri klub nuk e ka kontaktuar Newcastle për lojtarin, por Saint-Maximin është i hapur për sfidën e radhës.

Arsenal dëshiron të përforcojë sulmin, ngase Nicolas Pepe ka dështuar t’i bind të gjithë në sezonin e parë në “Emirates”.
Mbetet të shihet nëse “Topçinjtë” do t’ia dalin ta transferojnë lojtarin, i cili vlen rreth 50 milionë euro./arbresh.info.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim