Arsenal është i gatshëm t’i shesë dy sulmuesit Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang gjatë verës.
Kontrata momentale e Aubameyang skadon në verë të vitit të ardhshëm dhe nuk ka treguar dëshirë për ta rinovuar, andaj pritet të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Kurse, Lacazette ka edhe dy vite kontratë me “Topçinjtë”, por francezi nuk është në planet e Mikel Arteta.

Sipas Express, Arsenal shpreson që gjatë verës t’i shesë dy lojtarët dhe të transferojë sulmues të rinj.
Francezi kërkohet nga Atletico Madrid, ndërsa gabonezi nga Barcelona dhe Real Madrid.
Si zëvendësues të Aubameyang e Lacazette në “Emirates” pritet të transferohen Ryan Fraser dhe Luka Jovic./arbresh.info.
Ulutash: Qe më shumë se dy vjet NATO kërkon që autorët e Ban...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Courtois mohon përçarjet mes lojtarëve dhe ish-trajnerit Alo...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...