Arsenal ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj kampionit të Anglisë, Liverpool.
Skuadra e Mikel Arteta-s me përmbysje mposhti Liverpool-in (2 – 1), ndeshja e cila u zhvillua në “Emirates”, shkruan portali arbresh.info.
Sadio Mane në minutën e 20-të pas asistimit të Robertson, u gjend para portierit dhe lehtësisht dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar mysafirët në epërsi.
Në minutën e 32-të Virgil van Dijk bëri një gabim trashanik duke ia pasuar topin Alexandre Lacazette, i cili kaloi portierin dhe barazoi shifrat.

Golin e përmbysjes e realizoi Nelson në minutën e 44-të, pas një tjetër gabimi nga mbrojtja e “Reds”, këtë herë nga Alisson.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat provuan të shënojnë, por assesi nuk ia dolën.
Pas kësaj fitore, Arsenal-i ngritët në pozitën e nëntë me 53 pikë, tri me pak se Wolves që renditët në pozitën e gjashtë, kurse Liverpool-i mban pozitën e parë me 93 pikë të tubuara./arbresh.info.
https://twitter.com/JoueursSEN/status/1283496106572169218
https://twitter.com/10icarocaldas/status/1283499191109668865
https://twitter.com/LIVESTR60/status/1283505945075757060
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...