Arsenal i ka dhënë fund serisë prej njëmbëdhjetë fitoresh të Aston Villa, duke e mposhtur bindshëm 4-1 dhe duke forcuar pozitën në krye të tabelës.
Pas një pjese të parë pa gola, “Topçinjtë” kanë shpërthyer në të dytën.
Gabriel e ka shënuar golin e parë pas një goditje nga këndi, ndërsa Odegaard dhe Trossard kanë shtuar avantazhin.
Gabriel Jesus e ka vulosur fitoren me një gol pas asistimit të Trossard.
Villa ka arritur vetëm një gol nderi në fund me Ollie Watkins.
Me këtë fitore, Arsenal krijon pesë pikë epërsi në krye të tabelës së Premier League, duke pritur ndeshjen e Manchester City.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...