Arsenali iu përgjigj Guardiolës dhe mundi Fulhamin në Craven Cottage me një tripletë, duke e kthyer diferencën nga Citizens në pesë gjatësi, 66 me 61 pikë. Do të jetë një betejë deri në fund, por çdo ndeshje më pak është një hap më afër titullit për Topçinjtë, të cilët nuk e kanë fituar kampionatin që nga viti 2004.
Arteta dhe ekipi i tij, pas 3-0 në Fulham, brohoritën fillimisht në fushë dhe më pas në dhomat e zhveshjes, ku u shfaq një orë gjigante. Po, festa e Arsenalit u bë virale në internet dhe tifozët pyesin: çfarë do të thoshte? Duart treguan pesë, më pas akrepi i gjatë I orës tek numri 11 dhe ai I shkurtëri pothuajse tek 2. Një mesazh i koduar, sipas rrjeteve sociale.
Pra, kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ndeshje për të fituar titullin. Në fakt, ka ende shumë për të bërë deri në javën e 38, por në Londër, nga ana e Arsenalit, numërimi mbrapsht ka filluar tashmë.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit