Arsenali ka rënë dakord për kushtet me Arthur për një marrëveshje prej 140 mijë funte në javë, ndërsa Topçinjët janë afër një marrëveshjeje për të nënshkruar me mesfushorin në formë huazimi nga Juventus.
Mikel Arteta po përiqet dëshpërimisht të forcojë skuadrën e tij përpara fundit të muajit për të rritur shpresat e Arsenalit për t’u kualifikuar në Evropë dhe nevoja për përforcime ishte e qartë për të gjithë gjatë barazimit zhgënjyes 0-0 të së dielës me Burnley.
Sjellja e një mesfushori qendror është bërë një prioritet për Artetan, pasi Topçinjët kanë mbetur pa opsione ndërsa Thomas Partey dhe Granit Xhaka u pezullua ndërsa Mohamed Elneny është i angazhuar me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Arthur është shfaqur si objektivi kryesor në javët e fundit. “90min” pretendon se amerikano-jugori tani ka rënë dakord me Arsenalin pasi gjigandët e Premier League ranë dakord të mbulonin vlerën e plotë të pagave të tij prej 140 mijë funte në javë.
Gjithçka që mbetet është të nënshkruhet një marrëveshje me Juventusin dhe oferta fillestare e Arsenalit ishte të nënshkruante me Arthurin në formë huazimi për një periudhë gjashtëmujore, ndërsa ekipi i Serisë A kërkon një marrëveshje 18-mujore me një detyrim për ta blerë brazilianin./Arbresh.info
Rexhepi: Padia në Strasburg, hap i rëndësishëm për shqiptarë...
13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli
Rutte: Nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Ir...
Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prior...
Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por vo...
Rriten çmimet e gazit deri në 45%, pas tensioneve në Lindjen...