Arsenal bën një hap të madh drejt titullit kampion – Man City gabon në shtëpi

22:35 | 4 Mars 2026
D.H

Kanë përfunduar dy takimet e dy skuadrave të para në renditjen tabelare të Premier Leagues të zhvilluara në kuadër të xhiros së 30-të në Premier League.

Arsenali si lider ka fituar në udhëtimin e vështirë ndaj Brightonit me rezultat minimal 0-1, shkruan Arbresh.info.

Golin e vetëm e realizoi Saka.

Ndërkohë në takimin tjetër mes Man City dhe Nottingham Forest, të përzgjedhurit e Guardiolas lëshuan dy pikë të mëdha në shtëpi.

Ndeshja u mbyll 2-2, me ‘citiziens’ që shpërndoruan dy herë epërsinë që krijuan.

City madje pati një rasti të artë në sekondat e fundit por goditja e Silvas u ndal në vijën fatale nga Murillo.

Arsenal tashmë ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion ku prinë me 67 pikë pas 30 ndeshjeve, kurse Man City ka 60 sosh me një sfidë më pak të luajtur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme