Arsenali ka bërë një hap të madh mbrëmjen e sotme (e enjte) drejtë kualifikimit në raundin e ardhshëm në UEFA Evropa Ligë.
“Topçinjtë” fituan me rezultat 4 me 1 në takimin si nikoqir në Emirates kundër CSKA Moscow të zhvilluar në kuadër të ndeshjeve në çerekfinaleve, shkruan portali arbresh.info.
Aaron Ramsey dhe Mesut Ozil janë lojtarët me notën më të lartë të ndeshjes (9.0). Ramsey realizoi dy gola dhe goditi një herë shtyllën transversale, ndërsa Ozil krijoi dy asistime.
Xhaka është vlerësuar me notë mesatare 7.6, ndërsa Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 7.8.
Lojtari me notën më të dobët është sulmuesi i skuadrës ruse Alan Dzagoev (5.9)./arbresh.info/

Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...
Francisco Neto prezantohet si lojtar i Llapit