Arsenali ka fituar me rezultat 3 me 1 derbin londinez pasditen e sotme (e shtunë) ndaj West Ham United.
“Topçinjtë” siguruan tri pikët e para nën udhëheqjen e trajneri Unai Emery në takimin e xhiros së tretë në kuadër të Premierë Ligës të zhvilluar si nikoqir në stadiumin Emirates, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi i West Ham United, Arthur Masuaku është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. 24-vjeçari në krahun e majtë të mbrojtjes është vlerësuar me notën 8.1 pas paraqitjes solide kundër “Topçinjve”.
Te skuadra e Pellegrinit me notë të lartë janë vlerësuar edhe Arnautovic (7.2), Fabianski (7.5) dhe Anderson (7.5).
Lojtari me notën më të lartë te Arsenali është sulmuesi Aubameyang (7.7). Granit Xhaka është vlerësuar me notën 7.3, ndërsa ylli tjetër shqiptar Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 7.4.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i West Hamit, Diopi (4.9)./arbresh.info/

Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK