Liverpooli dhe Barcelona kanë rënë dakord për transferimin e Philippe Coutinhos për 160 milionë euro.
Bazuar në fotot e siguruara nga ‘DailyMail’, mesfushori brazilian është nisur për në Spanjë nga Londra mbrëmjen e së shtunës për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari pritet të shikoj nga Camp Nou ndeshjen e Barcelonës në La Liga kundër Levantes pasditen e së dielës.
Coutinho është bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, prapa bashkëlojtarit brazilian Neymarit, i cili u largua nga Barcelona për transferim në PSG gjatë verës për 222 milionë euro.
Liverpooli ka përfituar një shumë madhështore me shitjen e tij pas nënshkrimit me të në vitin 2013 për vetëm 8.5 milionë funta./arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër