Ish-kampioni i pamposhtur i botës Floyd Mayweather dhe ylli i YouTube i shndërruar në boksier amator Logan Paul do të përballen në një meç ekzibicioni këtë verë.
Ata do të përballen më 6 qershor në stadiumin Hard Rock në Miami të Shteteve të Bashkuara.
Meci u konfirmuar nga vetë Mayweather në rrjetin social Instagram.
“Mayweather Promotions, Fanmio dhe Showtime Boxing janë bashkuar për ta sjellë një ngjarje epike”, shkroi 44-vjeçari Mayweather, i cili zotëron një rekord prej 50 fitoreve dhe asnjë humbjeje.
Hera e fundit kur kampioni i botës në pesë kategori të ndryshme bëri luftë profesionale ishte gushti i vitit 2017, kur e mposhti kampionin e UFC-së Conor McGregorin, në ndeshjen e tij debutuese në boks.
Paul, ndërkohë, e ka vetëm një meç në historinë e vet, disfatën kundër një ylli tjetër të YouTube, KSI.
Paul nuk do të ketë telashe në tërheqjen e publikut për këtë meç, sepse i ka gati 22 milionë abonues në YouTube./Gazeta Express/
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...