Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka rënë dakord të bashkohet me Real Madridin.
Ramon Alvarez de Mon i Radio Marca raporton në X se mbrojtësi anglez e ka miratuar lëvizjen.
Alexander-Arnold është jashtë kontratës në qershor 2025 dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë kushte parakontrate me Realin nga 1 janari.
Megjithatë, sugjerohet se një transferim i janarit nuk është jashtë mundësive.
De Mon ka thënë: “Arnold i ka thënë po Real Madridit. Ka një marrëveshje të plotë për ardhjen e tij pa pagesë në vitin 2025, edhe pse padyshim asgjë nuk është nënshkruar”.
“Nuk përjashtohet mundësia për të çuar nënshkrimin në janar, por është e ndërlikuar”, ka bërë të ditur gazetari spanjoll.
? Arnold da el sí al Real Madrid. Hay un acuerdo total para que llegue libre en 2025, aunque obviamente no hay nada firmado. La posibilidad de que su fichaje se adelante a enero no está descartada, pero es complicada. Más detalles en el canal. pic.twitter.com/z5O0pv69Q3
— Ramón Álvarez de Mon (@Ramon_AlvarezMM) October 17, 2024
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...