Mesut Ozil ka arritur marrëveshje me gjiganti turk Fenerbahce për tu transferuar në Stamboll.
Mesfushori turko-gjerman do të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve të kaluara në Londër.
Mediat turke e kanë quajtur fakt të kryer kalimin e Ozil në Fenerbahce, pasi thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur.
Gjithnjë sipas mediumeve në Turqi, Ozil ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen për një kontratë për tri vite e gjysmë.
Megjithatë detajet financiare të kësaj marrëveshje nuk janë zbuluar, por besohet se Ozil do të largohet nga Arsenali si futbollist i lirë pasi do ta shkëpus kontratën me klubin londinez.
Ozil ishte dëshira e madhe e klubit turk dhe tifozëve të saj, por edhe lojtari kishte deklaruar se Fenerbahce është skuadra e zemrës së tij.
Ndërkohë gjiganti turk e ka fituar garën për të nënshkruar me Ozil me ekipin amerikan DC United që gjithashtu ishte në garë për të./Arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...