Gianluigi Donnarumma pritet të jetë lojtari më i ri i Paris Saint-Germain, kjo u bë e ditur nga mediat italiane që po raportojnë se kanë arritur marrëveshje mes tyre.
Donnarumma do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, me pagë 10 milionë euro në sezon dhe plus dy milionë euro bonuse.
Gjatë ditës së sotme, stafi mjekësor i PSG-së pritet të jetë në kampin italian, ku Gigio do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratën, raporton Sportmediaset.
PSG-ja ishte e gatshme t’i ofronte gjithçka vetëm që të bindte italianin për shkak se fillimisht ishte i hutuar për një transferim jashtë vendit.
Gigio Donnarumma largohet nga Milani pas gjashtë vitesh, ku debutoi si lojtar profesionist./arbresh.info/
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...