Arrihet marrëveshja, Man United e transferon yllin holandez

09:46 | 12 Janar 2023
K.B

Mëngjesin e sotëm raportohet se është arritur marrëveshja mes Beshiktash, Manchester United e Burnley për transferimin e Wout Weghorst.

Sulmuesi holandez do të arrijë te United gjatë kësaj jave dhe do të prezantohet si lojtari i ri i skuadrës.

Weghorst do të huazohet deri në fund të sezonit te skuadra e Ten Haag.

Sulmuesi shtatgjatë do të zëvëndësoj Ronaldon në sulm dhe pritet të jetë i gatshëm për debutim në ndeshjen e radhës për United.

Shpërndaje në rrjete sociale