Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është më shumë se një ndeshje futbolli. Sonte në Leskovc luhet përballja e madhe me fillim nga ora 20:45.
Në prag të kësaj sfide media më e madhe në Serbi, Kurir e cila është e lidhur ngushtë me president serb, Aleksander Vuciq, ka raportuar se në pikën kufitare të Merdarit është arrestuar një shtetas italian.
Sipas tyre personit me inicialet E.E (35-vjeç), gjatë kontrollit iu është gjetur një bluz me mbishkrimin e UÇK-së.
“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokuplje arrestuan shtetasin italian EE (35) i cili u gjet i veshur me një bluzë me mbishkrimin UÇK, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.
“Në pikën kufitare të Merdares, policia, pasi kontrolloi makinën Peugeot të drejtuar nga i dyshuari nga drejtimi i AP KiM, gjeti një çantë në bagazhin e makinës, e cila përmbante një bluzë të gjelbër me shenja të UÇK-së.”
“E.E u ndalua deri në 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje së bashku me një kallëzim penal.”
“E gjithë kjo po ndodh para ndeshjes midis Serbisë dhe Shqipërisë”, shkruan Kurir./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s