Ish kampioni i boksit për pesha të mesme, Jermain Taylor është arrestuar në Arkansas të martën pasi ka goditur në fytyrë dhe në krah një grua derisa thuhet se edhe e ka kërcënuar me vrasje.
38-vjeçari është arrestuar në Maummelle rreth orës 3 në mëngjesin e së martës, kur autoritetet lokale iu përgjigjen një thirrje për shqetësim familjar, raporton ‘AP’, transmeton portali arbresh.info.
Viktima pretendon që Taylor e ka goditur atë në fytyrë dhe në krahun e saj të majtë kur ajo është përpjekur për tu larguar nga shtëpia.
Ish boksieri profesionist është liruar në të njëjtën ditë, megjithatë, të dhënat e gjykatës tregojnë që asnjë akuzë nuk është bërë ndaj tij.
Meçi i tij i fundit profesional ishte ai më 10 tetor të vitit 2014 kundër Sam Solimanit të Australisë ku regjistroi fitore me vendim unanim./arbresh.info
#BREAKING Boxer Jermain Taylor arrested in Maumelle early Tuesday morning. More details to come. #ARnews pic.twitter.com/ZXGlXrKd4R
— FOX16 News (@FOX16News) July 18, 2017
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike