Aro Muriqi e ka nisur si titullar edhe ndeshjen e dytë në Championship te Nottinghami.
Ndryshe nga ndeshja debutuese, të cilën e nisi me dy gabime trashanike që i kushtuan skuadrës së tij, reprezentuesi i Kosovës ka pranuar vetëm një gol në takimi e sotëm (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
Leeds dhe Nottinghami janë ndarë baras në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në Championship në stadiumin “Elland Road”.
Pablo Hernandez i shënoi Aro Muriqit në minutën e 59′ në një përballje direkte me të që erdhi pas një aksioni të shpejtë të skuadrës nikoqire.
Sidoqoftë, Nottinghami barazoi shifrat me anë të Lewis Grabban duke shënua në minutën e 77′ për 1 me 1, rezultat me të cilin edhe përfundoi ndeshja.
Muriqi është vlerësuar me notën 6 për paraqitjen e tij./arbresh.info/
Shikoni golat në këtë ndeshje:
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...