Aro Murici vazhdon të mbetet në bankinë te Nottingham Forest

22:59 | 27 Shtator 2019

Aro Murici nuk është paraqitur as në ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e premte) te Nottingham Forest.

Skuadra nga Championshipi ka fituar me përmbysje me rezultat 2 me 3 ndeshjen si mysafirë kundër Stoke Cityt në kuadër të xhiros së tetë, shkruan portali arbresh.info.

Pas katër paraqitjeve radhazi në ndeshjet e para në Championship, i huazuari kosovar nga Manchester City nuk është duke u shfrytëzuar më nga trajneri francez Lamouchi Sabri.

Në fakt, 20-vjeçari ka qenë në linjën startuese në takimin e parafundit të Nottingham Forest të zhvilluar në kuadër të Carabao Cup, ku ka pranuar pesë gola në përballjen në Emirates kundër Arsenalit.

Por, trajneri Lamouchi Sabri preferon 25-vjeçarin francez Brice Samba në mes të shtyllave dhe në katër ndeshjet e fundit në Championship ka hequr dorë nga reprezentuesi i Kosovës

Qysh pas transferimit te klubi në ligën e dytë kryesore në Angli, Murici ka bërë gjithsej pesë paraqitje nga 11 të mundshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara