Manchester City është sërish finalist i Carabao Cup.
Kampioni në fuqi i Premierë Ligës është kualifikuar në finale të Carabao Cup duke eliminuar skuadrën e Burton Albionit me rezultat të përgjithshëm 10 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e yllit kosovar Arijanet Murici ka siguruar fitore me rezultat minimal 1 me 0 mbrëmjen sotme (e mërkurë) në takimin si mysafirë kundër Burton Albionit duke shënuar përmes sulmuesit Sergio Aguero.
Mirëpo, në ndeshjen e zhvilluar javë më parë në Etihad, djelmoshat nën udhëheqjen e Pep Guardiolas siguruan fitore me rezultat tronditës 9 me 0.
Portieri i Kosovës ishte startues si në takimin e kaluar, ashtu edhe në këtë të zhvilluar sonte duke mbajtur portën e pastër.
Rivali në finale i Manchester Cityt varet nga fituesi i ndeshjes Chelsea – Tottenham./arbresh.info/
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...