Aro Muric do të luajë në Superligën e Turqisë në edicionin e ri.
Adana Demirspor është skuadra e promovuar në elitën e futbollit turk, e cila pritet ta zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me gardianin e portës kosovare, shkruan Gazeta Olle.
Muric pritet të jetë pjesë e Demirspor në formë huazimi.
Para pak kohësh kjo skuadër kompletoi edhe transferimin e sulmuesit Mario Balotelli, lajm i cili bëri jehonë të madhe në media.
Kujtojmë se Aro luajti një rol të madh gjatë edicionit të fundit tek Willem II, duke i ndihmuar kësaj skuadra të siguronte mbijetesën në Eredivisie.
Gjiganti i portës kosovare edhe te Willem II ishte në formë huazimi, pasi kartoni i tij i takon Manchester Cityt./Gazeta Olle/
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...