Liverpooli mbrëmë u shpall kampion i Anglisë për të 20-tën herë në histori të klubit, pas fitores ndaj Tottenhamit me rezultat 5-1.
Për njërin nga lojtarët e “The Reds”, ky mund të jetë titulli i fundit që e fiton me këtë klub, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor, Trent Alexander-Arnold, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe një muaj para përfundimit ende nuk e ka rinovuar atë, ndryshe nga Momo Salah e Virgil Van Dijk të cilët e kanë bërë një gjë të tillë.
Trent që nga janari aludohet për një transferim të mundshëm verës tek Real Madridi.
Mirëpo gjatë javës së kaluar, 26-vjeçari shënoi një gol shumë të rëndësishëm për “The Reds”, ndaj Leicesterit, ai realizim e afroi skuadrën edhe më shumë me titullin. Por vlen të theksohet festa e Trentit e cila menjëherë u bë lajm nëpër mbarë Anglinë.
Pas gjithë këtyre ditëve të shumtë janë ata që edhe besojnë se Arnold do të vazhdojë kontratën e tij me klubin e fëmijërisë.
Mbrojtësi anglez “i ka hedhur benzinë, zjarrit” akoma më shumë me postimin e tij të fundit në rrjetin social Instagram, pas triumfit në Premier League.
View this post on Instagram
“Për qytetin dhe për tifozët”, ka shkruar shkurtimisht ai duke publikuar pamje nga festa e titullit kampion.
Pas këtij postimi kanë vërshuar komentet në drejtimin e tij, lidhur me një qëndrim të mundshëm edhe për disa vite tjera tek klubi i Liverpoolit.
Por gjithçka do të varet nga vetë Trent Alexander-Arnold gjatë ditëve në vijim. Kujtojmë se kontrata e tij skadon me 30 qershor të këtij viti./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...