Liverpooli luan sfidën më të vështirë të sezonit deri më tani, ku e pret në shtëpi Real Madridin e përgjysmuar.
“Anfield Road” do të jetë nikoqire e derbit të natës së sotme në Ligën e Kampionëve i cili nis me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka zgjedhur futbollistët që do të nisin nga minuta e parë këtë sfidë.
Mungesa kryesore e Liverpoolit është në portë ku tash e disa ndeshje Alisson Becker, nuk është i gatashëm shkak i lëndimit, teksa Arnold ndeshjen do ta nis nga banka rezervë.
Kujtojmë se Liverpooli është i pamposhtur ende në Ligën e Kampionëve ku pas katër ndeshjeve ka po aq fitore, teksa këtë seri synon ta vazhdojë edhe sonte.
Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë sjellur përballje të zjarrta gjithmonë.
Fitorja e fundit e Liverpoolit ndaj Real Madridit ishte në vitin 2009 kur, “The Reds” triumfuan 4-0.
Që nga atëherë këto dy skuadra janë ndeshur plotë tetë herë, ku Los Blancos fitoi shatë sfida përfshirë dy finale të Ligës së Kampioneve, ndërsa një sfidë u mbyll barazim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndeshjen ndaj Liverpoolit
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...