Ballkani nesër do ta fillojë aventurën në ndeshjet kualifikues të Champions League.
Para ndeshjes konferencë për media ka mbajtur Armend Thaqi.
Ai ka insistuar se këtë sezon do të jetë edhe më e vështirë suksesi.
“Vitin e kaluar shkruam histori, jo vetëm me rezultat por paraqitje. Megjithatë ky vit do të jetë më i vështirë, pasi kundërshtarët tani e din se ne jemi një ekip i mirë. Po ashtu kemi një kundërshtarë shumë të vështirë. Nuk ka ndeshje të lehta. Nëse nuk ka të tilla për ne, nuk ka as për kundërshtarin. Ne nuk do të zbrazemi do t’iu tregojmë kush jemi. Rastet që i kemi humbur sezonin e kaluar na kanë mësuar shumë”.
Ballkani nesër në “Fadil Vokrri” pret Ludogorets me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...