Futbollisti Armando Sadiku sezonin e ardhshëm mund të luajë në Champions League.
Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me Luganon pas transferimit në fazën e dytë, teksa ka ndihmuar ekipin e tij për të shkuar në Europa League.
Emri i Sadikut ka përfunduar në listën e kampionëve të ri të Zvicrës, Baseli, të cilët e shohin si një blerje të madhe. “Blick.ch” ka bërë me dije se emri i sulmuesit shqiptar është një ndër mundësitë me të cilët Baseli do të kërkojë të përforcohet në afatin kalimtar të verës, për Champions.
“Pa marrë parasysh se ku luan, shqiptari gjithmonë shënon, ndaj dhe mbetet një opsion”, shkruan “Blick” në komentin për bomberin kuqezi.
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...