Armando Sadiku pritet të largohet nga Zurichu dhe sipas mediave zvicerane ai do të nënshkruar për Legia Varshavën.
Fillimisht u flit për Maccabi Haifan dhe Panathinaikosi që ishin dy klubet e interesuara për shërbimet e tij, por nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë shumën e kërkuar nga zviceranët.
Tashmë pikëpyetjet për Sadikun kanë marrë fund dhe ai pritet të mbërrijë në Varshavë për të nënshkruar me skuadrën polake.
“Blick” shkruan se marrëveshja është arritur dhe sulmuesi 26-vjeçar që e mbylli sezonin si i huazuar te Lugano, do të kalojë në Poloni.
Legia Varshava e ka paguar kartonin e sulmuesit, i cili kishte disa oferta të rëndësishme këtë verë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...